Kina shtrëngon kontrollin mbi pasuritë jashtë vendit, në shënjestër të pasurit

Kina po intensifikon kontrollin mbi pasuritë dhe të ardhurat që shtetasit e saj ruajnë jashtë kufijve, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur të ardhurat fiskale dhe për të frenuar daljen e kapitalit jashtë vendit.

Masat e reja tatimore synojnë trustet offshore, investimet në tregjet e huaja dhe produktet financiare të blera në Hong Kong. Individët do të paguajnë tatim prej 20 për qind mbi vlerën e aksioneve, pronave dhe aktiveve të transferuara në struktura jashtë vendit, si dhe mbi të ardhurat vjetore që këto struktura gjenerojnë. Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu shlyerjen e detyrimeve tatimore të papaguara që nga janari 2023, duke përfshirë kamatëvonesa dhe gjoba.

Një element i rëndësishëm i reformës është zgjerimi i konceptit të rezidencës tatimore. Edhe qytetarët që kanë përfituar shtetësi ose leje qëndrimi jashtë Kinës mund të konsiderohen rezidentë tatimorë kinezë, nëse qendra e interesave të tyre ekonomike dhe familjare mbetet në vend.

Masat prekin drejtpërdrejt Hong Kongun, qendrën më të madhe globale të administrimit të pasurive ndërkufitare, me rreth 2.95 trilionë dollarë aktive. Aksionet e kompanive si Prudential, AIA dhe HSBC shënuan rënie të ndjeshme në bursë pas njoftimeve të autoriteteve kineze.

Kursi i këmbimit

auto
USD80.70 L
EUR93.13 L
Përditësuar: 05.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Mesfushori Rodri mund të ketë një vendim të madh për të marrë këtë verë nëse do të largohet nga Manchester City për të bashkuar Real Madridin ose Barcelonën.

• Mesfushori i shpejtë i Hampshire dhe Anglisë John Turner u tërhoq nga kriket në moshën 25 vjeçare pas më shumë se një viti jashtë për shkak të lëndimit.

• Mohamed Salah zgjodhi Trabzonspor në vend të Arabisë Saudite dhe MLS.
Përditësuar: 06.08.2026

Sot në histori

auto

1945 – Lufta e Dytë Botërore: Hiroshima në Japonë shkatërrohet kur boma atomike “Little Boy” hidhet nga avioni amerikan B-29 Enola Gay. Rreth 70,000 persona vdesin menjëherë, dhe dhjetëra mijëra të tjera vdesin në vitet në vijim nga djegiet dhe helmimi nga rrezatimi.

1914 – Lufta e Parë Botërore: Fushatën e nëndetëseve: Dy ditë pasi Mbretëria e Bashkuar i kishte shpallur luftën Gjermanisë për shkak të invazionit gjerman të Belgjikës, dhjetë nëndetëse gjermane largohen nga baza e tyre në Heligoland për të sulmuar anijen e luftës të Marinës Mbretërore në Detin e Veriut.

Video e ditës

auto
Danubi i ulët rekord ekspozon brigjet e rërës, bllokon varkat në Serbi
Përditësuar: 06.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Ifteebd10 · Entrance to Brothers Union Limited football club, Gopibag, Dhaka

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading