Operatorët e komunikimeve elektronike në Shqipëri shënuan rritje të ndjeshme të investimeve gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 5.8 miliardë lekë, një rritje prej 12% në krahasim me vitin paraardhës, sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Operatorët celularë kontribuan me rreth 2.5 miliardë lekë, duke shënuar rritje vjetore prej 10%. Vodafone Albania ishte investitori më i madh me 1.6 miliardë lekë, ndërsa One Albania investoi rreth 920 milionë lekë. Pjesa dërrmuese e këtyre investimeve, rreth 90% e totalit, u drejtua drejt përmirësimit të infrastrukturës broadband në rrjetet celulare.
Konsumi i të dhënave mobile vazhdoi trendin rritës, duke arritur në 260 milionë GB gjatë vitit, me rritje 16% krahasuar me një vit më parë, ndërsa mesatarja mujore për përdorues u ngjit në 10.4 GB.
Operatorët e rrjeteve fikse investuan 3.3 miliardë lekë, 15% më shumë se një vit më parë, me fokus kryesor në kalimin nga teknologjia DSL drejt fibrave optike.
Sa i përket të ardhurave, tregu i komunikimeve elektronike gjeneroi 40.3 miliardë lekë, duke shënuar rritje modeste prej 2%. Operatorët celularë kontribuan me 28.95 miliardë lekë, ndërkohë që tregu fiks shënoi rënie prej 3.8%, duke zbritur në 11.2

Leave a Reply