Bizneset dhe individët që ushtrojnë veprimtari ekonomike do të gëzojnë tanimë një mekanizëm më të shpejtë dhe më efikas për arkëtimin e faturave të papaguara. Kjo bëhet e mundur pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore mbi pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare, të botuara tashmë në Fletoren Zyrtare.
Reforma synon të përshpejtojë arkëtimin e detyrimeve në transaksionet tregtare, duke harmonizuar njëkohësisht legjislacionin shqiptar me Direktivën 2011/7 të Bashkimit Europian për luftën kundër pagesave të vonuara. Ndër risitë kryesore, kreditori nuk është më i detyruar të dërgojë njoftime apo kujtesa pagese — kamatëvonesa lind automatikisht sapo debitori tejkalon afatin, me kusht që kreditori t’i ketë përmbushur detyrimet e veta.
Ligji parashikon gjithashtu mundësinë e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit nga gjykata brenda 90 ditëve, duke përfshirë shumën e papaguar, kamatëvonesat dhe shpenzimet e rikuperimit. Afatet e pagesës janë gjithashtu të rregulluara me kufij të qartë: 60 ditë për transaksionet ndërmjet subjekteve tregtare dhe 30 ditë kur debitor është një autoritet publik. Institucionet publike do të kenë gjashtë muaj për t’u përshtatur me rregullat e reja. Kjo ndërhyrje ligjore kishte qenë prej kohësh kërkesë e Aleancës së Profesionistëve të

Leave a Reply