Atentat prodhuesit rus të dronëve/ Makina hidhet në erë, vdes shoferi. Vladimir Tkachuk në gjendje kritike

Drejtori i fabrikës ruse të dronëve ushtarakë Uraldrone, Vladimir Tkachuk, ka shpëtuar me jetë pas një atentati të kryer kundër tij, pasi automjeti në të cilin udhëtonte shpërtheu në fshatin Bolshoi Istok, rreth 25 kilometra larg Jekaterinburgut. Shoferi i mjetit ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Tkachuk, i plagosur rëndë, u dërgua me urgjencë në spital, ku vazhdon të qëndrojë në gjendje kritike në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Burime të cituara nga Kommersant-Ural bëjnë të ditur se ngjarjen e ka shkaktuar një mjet shpërthyes i vendosur ose i aktivizuar brenda automjetit. Autoritetet ruse kanë nisur menjëherë hetimet, megjithatë asnjë konfirmim zyrtar nuk ka dalë ende lidhur me autorët apo motivin e sulmit.

Tkachuk qëndron në krye të Uraldrone, një ndër kompanitë më të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes ruse, e cila prodhon dronin taktik Upyr FPV, të përdorur gjerësisht nga forcat ruse në konfliktin me Ukrainën. Atentati ndodh në një kontekst ku objektivat e lidhur me industrinë e mbrojtjes ruse janë bërë gjithnjë e më shpesh shënjestër e sulmeve dhe veprimeve të sabotimit.

Kursi i këmbimit

auto
USD80.70 L
EUR93.13 L
Përditësuar: 05.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Newcastle United e emëroi Matthias Jaissle, 38 vjeç, si trajner i ri për të zëvendësuar Eddie Howe.

• Jos Buttler është bërë shënuesi më i lartë i pikëve në kriketin T20 për meshkuj.

• Real Madrid i ofroi Vinicius Jr një kontratë të përmirësuar për ta mbajtur brazilianin në Bernabeu.
Përditësuar: 05.08.2026

Sot në histori

auto

1945 – Lufta e Dytë Botërore: Hiroshima në Japonë shkatërrohet kur boma atomike “Little Boy” hidhet nga avioni amerikan B-29 Enola Gay. Rreth 70,000 persona vdesin menjëherë, dhe dhjetëra mijëra të tjera vdesin në vitet në vijim nga djegiet dhe helmimi nga rrezatimi.

1914 – Lufta e Parë Botërore: Fushatën e nëndetëseve: Dy ditë pasi Mbretëria e Bashkuar i kishte shpallur luftën Gjermanisë për shkak të invazionit gjerman të Belgjikës, dhjetë nëndetëse gjermane largohen nga baza e tyre në Heligoland për të sulmuar anijen e luftës të Marinës Mbretërore në Detin e Veriut.

Video e ditës

auto
Zjarret janë ndezur pas sulmit me raketa ruse dhe dron në Kiev
Përditësuar: 05.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Ifteebd10 · Entrance to Brothers Union Limited football club, Gopibag, Dhaka

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading