Autoritetet kosovare të sigurisë ushqimore kanë zbuluar vaj palme të padeklaruar në 46 produkte të sektorit të qumështit, si rezultat i një serie kontrollesh të kryera në treg. Gjetjet u bënë publike nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga 471 mostra të analizuara, 93 rezultuan me mospërputhje në nivel përbërësish, çka përbën rreth 19.8 për qind të totalit. Prania ose deklarimi i gabuar i vajit të palmës u konstatua si shkelja më e shpeshtë, me 46 raste të evidentuara. Ky përbërës u zbulua në produkte të ndryshme si gjizë, qumësht, ajkë, kos, kremra ushqimorë, produkte me speca dhe margarinë.
Kontrollet nxorën në pah edhe raste kur yndyra bimore ishte përdorur pa u shënuar në etiketë, si dhe situata kur operatorët ekonomikë nuk dispononin autorizimet e nevojshme për përpunimin e produkteve me përbërës zëvendësues. Në total u mblodhën 495 mostra nga kategori të ndryshme, ku djathi dhe gjiza zinin numrin më të lartë me 113 raste.
Pas evidentimit të shkeljeve, operatorëve u është kërkuar të rregullojnë etiketimin, të pajisen me autorizimet përkatëse dhe të ndajnë fizikisht produktet me origjinë shtazore nga ato bimore. Në rastet e mospërputhjeve serioze, Agjencia e Ush

Leave a Reply