Një aksident rrugor ka ndodhur sot në boshtin Fier-Patos, në zonën e njohur si “Çesma e Mbyetit”. Sipas të dhënave të para, dy automjete janë përfshirë në ngjarje: një “Audi”, i drejtuar nga shtetasi me inicialet U. XH, dhe një “Volkswagen”, drejtuar nga shtetasi N. D.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e forta, duke lënë të dëmtuar drejtuesin e automjetit “Audi”. Ky i fundit është transportuar menjëherë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të dokumentuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Autoritetet po ndërmarrin gjithashtu masat e nevojshme për rregullimin dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor në zonë. Hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes janë në vazhdim.

Leave a Reply