Donald Trump po përjashton kompanitë kineze, por po ruan teknologjinë e tyre

Bllokimi i aseteve kineze po hapë rrugën për një valë të re investimesh amerikane në sektorin e energjisë së gjelbër, raporton The Economist.

Ndryshimet ligjore të vitit 2025, të futura nëpërmjet One Big Beautiful Bill Act, i kanë ndaluar kompanitë me lidhje kineze të përfitojnë subvencione federale, duke i detyruar ato të shesin kapacitetet e ndërtuara me kujdes në tregun amerikan. Që nga fillimi i vitit, pothuajse 9 miliardë dollarë investime kineze në energjinë e rinovueshme janë anuluar, pezulluar ose kaluar në duart e blerësve vendas, shpesh me zbritje deri në 40 për qind.

Midis shembujve konkretë, Trina Solar ndërtoi një fabrikë me kapacitet 5 gigavat në Dallas, e cila u shit menjëherë pas hapjes, ndërsa Boway shiti një objekt tjetër në Karolinën e Veriut me 15 për qind nën koston e ndërtimit. Blerësit amerikanë po fitojnë akses në teknologji të avancuara dhe njohuri industriale, por çkyçja nga zinxhirët kinez të furnizimit mbetet sfiduese: Kina kontrollon 95 për qind të prodhimit botëror të polisilicit. Ndërkohë, disa kompani kineze po krijojnë sipërmarrje të përbashkëta formale me partnerë lokalë, një zgjidhje që ekspertët e konsiderojnë kryesisht kozmetike. Industria amerikane e energjisë së gjelbër po ripozicionohet, duke shfrytëzuar rivalitetin me Kinën si argument për mbështetje qeverit

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading