Komisioni Europian ka akuzuar platformën sociale TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, se ka shkelur rregullat e Bashkimit Europian për sigurinë e fëmijëve në internet. Sipas autoriteteve rregullatore të BE-së, karakteristikat e dizajnit të platformës i ekspozojnë të miturit ndaj rrezikut të bullizmit kibernetik dhe kontakteve me persona keqdashës.
Gjetjet paraprake, të bazuara në Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA), tregojnë se TikTok-u u lejon fëmijëve të mbajnë llogari publike, duke i bërë ata të aksesueshëm edhe nga persona që nuk janë regjistruar në platformë. Madje edhe llogaritë private mund të zbulohen lehtësisht përmes listave të ndjekësve të përdoruesve të tjerë.
Ky është denoncimi i katërt ndaj TikTok-ut brenda dy viteve të fundit. Nëse gjenden fajtore, kompania rrezikon gjobë deri në 6% të xhiros së saj vjetore globale.
TikTok ka reaguar duke theksuar se llogaritë e të miturve kanë mbi 50 funksione të paracaktuara të privatësisë dhe sigurisë, duke shtuar se platforma është ndër të paktat që u ndalon adoleshentëve më të rinj përdorimin e mesazheve direkte. Kompania ka deklaruar se do të bashkëpunojë me autoritetet rregullatore gjatë procesit të shqyrtimit.

Leave a Reply