Situata në Evropën jugperëndimore vazhdon të mbajë në alarm autoritetet dhe popullsinë civile, ndërsa zjarret e mëdha po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në disa rajone të Spanjës dhe Francës.
Vetëm në territorin spanjoll, konkretisht në rajonet e Madridit dhe Avilës, flakët kanë përfshirë mbi 250,000 hektarë tokë, ndërsa në Francë zona e djegur pranë Bordeaux-it po i afrohet 400,000 akrave. Autoritetet e të dy vendeve kanë urdhëruar evakuimin e rreth 270,000 banorëve nga zonat e rrezikuara.
Për të përballuar krizën, qeveritë franceze dhe spanjolle kanë aktivizuar zyrtarisht mekanizmat evropianë të ndihmës emergjente, duke kërkuar mbështetje shtesë me forca tokësore dhe ajrore për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një incident i rëndë u shënua në zonën e Cap-Ferret, pranë Bordeaux-it. Gjatë raportimit nga vija e parë e frontit të zjarrit në rajonin e Girondës, një ekip gazetarësh u gjend papritur përballë shpërthimit të një bombole gazi. Vala goditëse tronditi ekipin, ndërsa kamera regjistroi momentet para shpërthimit përpara se transmetimi të ndërpritej menjëherë për shkak të rrezikut ndaj sigurisë së gazetarëve.

Leave a Reply