Boks/ Gati dueli historik, Prenga sfidon Anthony Joshuan

Sonte sytë e botës së boksit do të kthehen drejt “Xhedah Superdom” në Arabinë Saudite, ku boksieri shqiptar Kristjan Prenga do të ngjitet në ring përballë ish-kampionit të botës, Anthony Joshua, në një nga duelet më të pritura të vitit.

Prenga hyn në këtë sfidë me një bilanc shumë të fortë: 20 fitore dhe vetëm një humbje, me të gjitha triumfet e arritura me nokaut, gjë që e ka vendosur atë ndër goditësit më të rrezikshëm të kategorisë së rëndë. Për boksierin shqiptar, ky është momenti më i rëndësishëm i karrierës, dhe synon ta shfrytëzojë me çdo mjet në dispozicion.

Nga ana tjetër, Joshua sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe emër të madh në boks, duke u ndeshur gjatë karrierës me emrat më të shquar të kategorisë. Britaniku e sheh këtë ndeshje edhe si pjesë të përgatitjeve për një sfidë të mundshme ndaj bashkëkombasit të tij Tyson Fury.

Tifozët shqiptarë në të gjithë botën po e ndjekin me padurim dhe shpresë këtë duel, duke u bashkuar rreth Prengës me besimin se ai do të mbajë lart flamurin kuqezi dhe do të japë maksimumin në ring.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading