Të paktën 30 persona, ndër të cilët edhe fëmijë, pësuan lëndime në një aksident të rëndë me autobus që ndodhi në Stamboll, sipas raportimeve të mediave turke.
Burime nga TRT Haber bëjnë të ditur se shoferi e humbi kontrollin e mjetit pasi rruga ishte e rrëshqitshme për shkak të kushteve atmosferike. Autobusi fillimisht u ndesh me një veturë dhe më pas devijoi nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë të sinjalistikës rrugore.
Ekipet e shpëtimit dhe emergjencat mjekësore u mobilizuan menjëherë në vendngjarje, duke u ofruar ndihmën e parë të lënduarve dhe duke i dërguar ata në spitalet e qytetit për kujdes të mëtejshëm mjekësor.
Hetimi i ngjarjes ka nisur nga autoritetet turke, të cilat po punojnë për të sqaruar me saktësi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Deri në momentin e fundit të raportimit nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Leave a Reply