Rumani/ G.A.C. Group blen kompaninë rumune CRIUS Consulting

Grupi francez G.A.C. Group ka finalizuar blerjen e CRIUS Consulting, një kompani rumune me pothuajse dy dekada përvojë në fushën e këshillimit për inovacionin dhe sigurimin e financimeve nga fondet europiane dhe ndihmat shtetërore. CRIUS Consulting operon me tre zyra në Rumani dhe një në Moldavi, duke u pozicionuar si një nga aktorët kryesorë të tregut të konsulencës në rajon, me fokus të veçantë tek sektorët e energjisë, industrisë dhe teknologjisë.

Kompania do të integrohet në njësinë e biznesit Innovation të G.A.C. Group, e cila tashmë ka prani të konsoliduar në Rumani. Kjo njësi mbulon fusha si menaxhimi i inovacionit, financimi i projekteve dhe vlerësimi i pronësisë intelektuale.

Drejtori ekzekutiv i CRIUS Consulting, Ciprian Ciuciu, e cilësoi këtë bashkim si një hap të natyrshëm dhe strategjik, duke theksuar mundësitë e reja që priten nga sinergjia me grupin francez. Nga ana e tij, kryetari i G.A.C. Group, Christophe Boytchev, konfirmoi se zgjerimi në Rumani është pjesë e strategjisë ndërkombëtare të rritjes, me synimin për të konsoliduar praninë e grupit në Europën Qendrore dhe Lindore. G.A.C. Group ka selinë pranë Parisit dhe specializohet në shërbime profesionale të lidhura me inovacionin, kapitali njerëzor, tatimet dhe mjedisin.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading