Rasti i Vlorës, investimet strategjike përfituan më shumë sesa dhanë

Vlora ka qenë ndër qarqet me përqendrimin më të lartë të investimeve publike në vend gjatë dekadës së fundit, megjithatë treguesit ekonomikë dhe socialë të rajonit nuk pasqyrojnë një përmirësim proporcional me fondet e derdhua.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 20 investitorë strategjikë në sektorin e turizmit kanë përfituar rreth 1 000 hektarë tokë shtetërore me koncesion ose me çmim simbolik, në zonat më të çmuara të Rivierës së Jugut. Vlera e kësaj toke, bazuar në çmimet e tregut, kalon 3 miliardë euro, ndërkohë që shteti ka investuar edhe 1,1 miliardë euro shtesë nga buxheti për infrastrukturën mbështetëse. Vlera totale e aseteve publike të vëna në dispozicion tejkalon 4 miliardë euro, shifër që e kalon ndjeshëm vlerën e investimeve të premtuara nga vetë investitorët, e vlerësuar në 2,4 miliardë euro.

Pavarësisht kësaj, punësimi në Vlorë jo vetëm që nuk u përmirësua, por u përkeqësua. Në vitin 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës ishte 59,2%, ndër më të ulëtat në vend, ndërsa papunësia arriti 10,4%. Eksperte të burimeve njerëzore pohojnë se resortet e reja operojnë kryesisht me staf të huaj, duke lënë jashtë tregun lokal të punës.

Struktura e investimeve publike zbulon një çekuilibër të theks

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading