Rama: Emri i Trump globalizoi protestën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protesta për Zvërnecin mori jehonë ndërkombëtare për shkak të lidhjes së projektit me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se pa këtë element, protesta do të kishte mbetur një çështje me interes kryesisht kombëtar.

Sipas tij, fakti që në qendër të projektit përmendeshin dhëndri dhe vajza e Trump e shndërroi protestën në një histori me jehonë globale.

“Pa atë lidhje, protesta do të ishte në rastin më të mirë një çështje shqiptare, jashtë vëmendjes së botës. Por falë asaj lidhjeje, ajo u bë menjëherë një legjendë globale,” tha Rama.

Kryeministri shtoi se, sipas tij, një pjesë e opinionit ndërkombëtar e interpretoi protestën si një përballje simbolike mes një vendi të vogël dhe një figure me ndikim global.

“Shumë prej mbështetësve të huaj të protestës, përfshirë edhe një senator të njohur amerikan, deshën ta shihnin Shqipërinë si një David të vogël që u ngrit përballë një Goliathi të gjithëfuqishëm,” u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit u bënë në kuadër të analizës së tij mbi protestat e fundit dhe debatin publik që ka shoqëruar projektin në zonën e Zvërnecit

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading