Nafta në Kosovë arrin çmimin më të lartë që nga fillimi i majit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve për të premten, duke konfirmuar një rritje të re të çmimit të naftës, i cili ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit maj.

Sipas njoftimit zyrtar, një litër naftë tani kushton 1.69 euro, një litër benzinë 1.50 euro, ndërsa gasi shitet me 0.60 euro për litër. Për krahasim, më 5 maj, nafta kushtonte 1.67 euro, benzina 1.52 euro dhe gasi 0.81 euro për litër.

Rritja e çmimeve vjen pas një periudhe relative qetësie, gjatë së cilës armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara midis Iranit dhe palëve të tjera kishte ndihmuar në uljen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, rifillimi i sulimeve dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës botërore, ka shkaktuar reagim të menjëhershëm në tregje.

Çmimi i naftës bruto “Brent” ka tejkaluar për herë të parë që nga maji pragun prej 100 dollarësh për fuçi, duke shënuar rritje mbi 6 për qind vetëm të enjten, mes shqetësimeve në rritje lidhur me furnizimet globale dhe përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading