Falja e detyrimeve, fshihen automatikisht 30 mln euro gjoba për vitet 2015-2024

Administrata Tatimore ka njoftuar se gjoba dhe detyrime në vlerën e rreth 30 milionë eurove, të vendosura ndaj tatimpaguesve për periudhën 2015–2024, janë shuar automatikisht në kuadër të zbatimit të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore. Nga ky proces kanë përfituar 16,877 tatimpagues, të cilëve u janë fshirë detyrimet pa asnjë kërkesë shtesë nga ana e tyre.

Në total, që nga fillimi i procesit, janë shuar detyrime në vlerën 332 milionë euro për rreth 122 mijë tatimpagues, ndërsa janë lidhur 19 marrëveshje të Paqes Fiskale për periudhën tatimore 2026.

Ligji nr. 86/2025 parashikon disa skenarë përfitimi. Për periudhën 2015–2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë fshirje deri në 50 për qind të detyrimit kryesor, si dhe heqje të plotë të gjobave dhe kamatëvonesave, nëse kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara. Për periudhën 2020–2024, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat nëse paguhet i gjithë detyrimi kryesor deri më 31 dhjetor 2026.

Administrata Tatimore thekson se ky proces synon formalizimin e bizneseve dhe përmirësimin e klimës ekonomike në prag të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading