Bizneset zhvendosen drejt bregdetit dhe periferisë së Tiranës, tkurren në 19 bashki

Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vazhdoi trendin rritës gjatë vitit 2025, megjithëse ecuria ekonomike nuk ka qenë e njëjtë në të gjitha bashkitë e vendit. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë një polarizim gjithnjë e më të theksuar të hartës ekonomike kombëtare.

Bashkitë me performancën më të lartë janë ato të lidhura me turizmin dhe periferinë e kryeqytetit. Himara kryeson me rritje prej 15.6%, duke arritur në 869 ndërmarrje aktive, ndërsa Libohova shënoi rritje vjetore prej 16%, mbi një bazë të kufizuar. Saranda shtoi 290 biznese të reja neto, me rritje prej 10.2%. Bashkitë si Kamza, Shijaku dhe Lezha, duke përfituar nga zgjerimi urban i Tiranës dhe kostot më të ulëta operative, regjistruan secila rritje mbi 8.9%.

Tirana mbetet epiqendra e ekonomisë shqiptare, duke shtuar 2.714 ndërmarrje gjatë vitit dhe duke arritur në 58.634 biznese aktive, ose rreth një të tretën e rritjes neto kombëtare.

Nga ana tjetër, 19 bashki, përkatësisht 31% e totalit, regjistruan tkurrje. Pogradeci humbi 74 ndërmarrje, Maliqi 49, ndërsa Puka, Kolonja dhe Skrapari shënuan gjithashtu rënie. Emigracioni, plakja e popullsisë dhe vështirësitë në gjetjen e fuqisë punëtore po dobësojnë bazën ekonomike të

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading