BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

Dhjetëra profile të rreme në rrjetet sociale shpërndanë me shpejtësi fjalimin e kryeministrit Edi Rama mbajtur të premten para grupit parlamentar socialist, ku ai u ankua ndër të tjera për algoritmin dhe ndikimet e huaja, që sipas tij nxitën dhe amplifikuan protestën e nisur prej mbi 55 ditësh, e cila kërkon dorëheqjen e tij.

Investigimi i BIRN zbuloi mbi 25 profile të rreme ndër qindra persona që e shpërndanë fjalimin në Facebook, së bashku me deputetë socialistë, kryebashkiakë dhe punonjës të administratës publike. Gjatë fjalimit, Rama i kategorizoi protestuesit si “flamingo” dhe “sorra”, duke insistuar se lëvizja ishte orkestruar nga jashtë vendit nëpërmjet manipulimit të rrjeteve sociale.

Paradoksi qëndron në faktin se kryeministri, që prej javësh ankohet për llogaritë false të kritikëve të tij, po mbështetet nga rrjete të ngjashme. BIRN identifikoi mbi 100 profile të rreme në Facebook dhe Instagram, të hapura mes datave 28-30 qershor dhe në korrik, të cilat shpërndajnë përmbajtje propagandistike identike dhe kryejnë sulme të koordinuara kundër mbështetësve të protestës. Profilet nuk e fshehin dot natyrën e tyre, pasi përdorin pseudonime si “Bulqiza e së Ardhmes 2030” apo “Flamingot Durres”.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading