9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

Një sondazh i realizuar mes 2,000 të rriturve në Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se pothuajse gjysma e popullsisë në këto katër vende shpreh dëshirën për t’u shpërngulur jashtë shtetit të tyre në një të ardhme të afërt. Kriza e kostos së jetesës renditet si shkaku kryesor i kësaj tendence, duke prekur mbi gjysmën e britanikëve dhe gati gjysmën e francezëve të anketuar.

Ndër destinacionet e preferuara, Spanja del si zgjedhja më e popullarizuar në nivel europian, duke u renditur e para ose e dyta në çdo vend të përfshirë në studim. Britanikët dhe italianët e venë atë në krye të listës, ndërsa francezët i japin përparësi Kanadasë dhe gjermanët zgjedhin Austrinë, shtetin fqinj.

Studimi, i realizuar nga kompania e sigurimeve Feather, nxjerr në pah edhe një ndryshim thelbësor në mënyrën si po konceptohet emigrimi sot. Modeli tradicional i shpërnguljes së përhershme në një vend të vetëm po lëshon terren para një forme më fleksibël jetese, ku individët punojnë në distancë dhe qëndrojnë me radhë në vende të ndryshme. Ekspertët vlerësojnë se ky model do të bëhet normë për gjeneratat e ardhshme.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading