55 ditë revoltë! Dhuna dhe arrestimet nuk e ndalin revoltën, qytetarët sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës

Për ditën e 55-të radhazi, qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet të mblidhen sërish këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në kuadër të protestave antiqeveritare që kanë marrë vrull gjatë javëve të fundit. Organizatorët këmbëngulin se lëvizja nuk do të ndalet pa arritur qëllimin e saj kryesor, atë të largimit të qeverisë aktuale.

Ditën e kaluar, aktiviteti protestues u zhvillua në dy faza. Paraditen, tubimi u zhvendos përpara Kuvendit, ku tensionet shpërthyen mes protestuesve dhe forcave të rendit. Automjetet që transportonin deputetët u goditën me vezë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj djegës për të hapur korridorin e hyrje-daljes së parlamentarëve. Disa protestues u shoqëruan nga efektivët pas përplasjeve fizike të raportuara në vend.

Në mbrëmje, vëmendja u kthye përpara Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit duke thirrur slogane kundër kryeministrit dhe klasës politike në tërësi. Organizatorët theksuan se protesta ka marrë një dimension më të gjerë, duke u shndërruar sipas tyre në një lëvizje kundër gjithë spektrit politik, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe bllokimin e zhvillimit të vendit.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading