VIDEO/ Qytetari humbet ndjenjat gjatë protestës para Kuvendit, transportohet me urgjencë në spital

Gjatë protestës që po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë, ka ndodhur një incident i papritur që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Një qytetar është ndjerë keq gjatë tubimit, duke rënë në tokë dhe duke u përplasur me sipërfaqen e rrugës. Rënia, sipas burimeve të pranishme në vendngjarje, duket të ketë ndodhur si pasojë e gjendjes fizike të vetë personit dhe jo si rezultat i ndonjë ndërhyrjeje të jashtme.

Ndihmën e parë ia ka dhënë një infermiere e cila ndodhej rastësisht midis turmës së protestuesve, duke reaguar menjëherë pas incidentit. Shpejt në vendngjarje është mbërritur edhe ambulanca, e cila ka transportuar qytetarin drejt spitalit për kujdes mjekësor të mëtejshëm.

Imazhet e kaptura në momentin e ngarkimit të të lënduarit në automjetin e shpëtimit tregojnë se qytetari nuk ishte i vetëdijshëm. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur për momentin, ndërsa autoritetet mjekësore pritet të japin informacione të mëtejshme lidhur me situatën e tij.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading