Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë e nisjes së një operacioni të gjerë ushtarak kundër Iranit, duke theksuar se sulmet e mundshme do të ishin në shkallë shumë më të madhe në krahasim me ato të zhvilluara gjatë Operacionit “Epic Fury”. Në deklaratat e tij, Trump sqaroi se ndodhet pranë marrjes së një vendimi, por se ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar për ndërhyrje. “Po shqyrtoj një sulm masiv, më të madh se çdo sulm tjetër deri më tani. Jemi të gjithë gati”, u shpreh ai. Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë konfirmuar për mediat vendase se asnjë urdhër i ri nuk u është dhënë forcave të armatosura dhe asnjë vendim definitiv nuk është marrë ende. Trump theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin të veprojnë në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë për mbështetjen e aleatëve. Lidhur me rolin e mundshëm të Izraelit, presidenti amerikan paralajmëroi se një pjesëmarrje e tillë mund të nxisë reagime hakmarrëse nga ana e Teheranit.
Trump lë të hapur mundësinë e një operacioni ushtarak: Mund të ketë një sulm masiv ndaj Iranit

Leave a Reply