Rritja e të ardhurave dhe shtimi i pensioneve të pjesshme ulin barrën e buxhetit për subvencione

Buxheti i shtetit po financon gjithnjë e më pak skemën e sigurimeve shoqërore, duke shënuar një ulje të ndjeshme të subvencionit vit pas viti. Sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së, në vitin 2025 ky financim zbriti në 10.2 miliardë lekë, ose 0.38% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 13.5 miliardë lekë në vitin 2024 dhe 26.5 miliardë lekë në vitin 2021. Krahasuar me katër vjet më parë, reduktimi është rreth 62%, ose afërsisht 170 milionë euro.

Faktorët kryesorë të kësaj përmirësimi janë rritja e pagave, zgjerimi i punësimit formal dhe deklarimi i pagave më të larta, të cilat kanë rritur ndjeshëm të ardhurat nga kontributet e punonjësve dhe bizneseve. Kjo ka zvogëluar nevojën që qeveria të mbulojë me para tatimore deficitin strukturor të skemës.

Megjithatë, ulja e subvencionit shoqërohet edhe me një zhvillim shqetësues. Përqindja e pensionistëve që marrin pension të pjesshëm u rrit në 55.2% gjatë vitit 2025, nga 52.1% një vit më parë, që do të thotë se mbi gjysma e përfituesve nuk kanë plotësuar vitet e kërkuara të kontributeve për pension të plotë. Pensionet e pjesshme janë zakonisht më të ulëta, duke ulur automatikisht shpenzimet mesatare të skemës, por duke lënë njëkohësisht një pjesë të konsideruesh

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading