Edhe pse Shqipëria ka kaluar nëpër një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë dhe një proces të gjatë rivlerësimi të magjistratëve, vendi mbetet ndër ato me numrin më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në të gjithë Europën. Sipas të dhënave të Eurostat të përpunuara nga Monitor, në vitin 2024 Shqipëria kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë, një nivel rreth 39 përqind nën mesataren e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 15.7 gjyqtarë për 100 mijë banorë.
Nga 32 vendet europiane dhe të rajonit të marra në shqyrtim, Shqipëria zinte vendin e nëntë nga fundi. Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, diferenca është e dukshme: Mali i Zi renditet me 42.49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Serbia me 40.18 dhe Maqedonia e Veriut me 20.15.
Ekspertët vlerësojnë se kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me tkurrjen e trupës gjyqësore gjatë procesit të rivlerësimit, ku largimet dhe shkarkimet nuk u kompensuan me emërime të reja në të njëjtin ritëm. Pasoja e drejtpërdrejtë ka qenë funksionimi i disa gjykatave me vende vakante, rritja e numrit të çështjeve të pazgjidhura dhe zgjatja e proceseve gjyqësore, të cilat mbeten ndër shqetësimet kryesore të

Leave a Reply