Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në procedurat për administrimin, dhënien me qira dhe privatizimin e pronave shtetërore, ndërkohë që Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime dhe ka kërkuar rishikimin e legjislacionit që lidhet me investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura.

Nëpërmjet dy vendimeve të Këshillit të Ministrave, janë përcaktuar rregulla të reja për pasuritë shtetërore të përdorura nga investitorët, duke përfshirë ato të vendosura në zona turistike prioritare ose në zona të mbrojtura mjedisore. Në këto raste, propozimi për lidhjen e kontratës me tarifë simbolike prej një euro kërkon bashkëpropozim midis institucionit përfaqësues të pronarit shtetëror dhe institucionit përgjegjës për administrimin e zonave përkatëse.

Ndryshimet rregullojnë gjithashtu kushtet për kalimin drejt privatizimit të pronave të dhëna me qira ose enfiteozë. Për kontratat mbi 500 metra katrorë truall, investitori që realizon mbi 150 për qind të vlerës së truallit fiton të drejtën e hyrjes në procedurën e privatizimit me të drejtë parablerjeje. Nëse investimi kalon 750 për qind të kësaj vlere, privatizimi mund të kërkohet edhe para përfundimit të afatit trevjeçar, pas verifikimit nga ekspertë të pavarur. Vendimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading