Valët e protestave në Tiranë nuk duket se do të qetësohen së shpejti. Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, ku u ngritën zëra të fuqishëm kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët e marshuan rrugët e kryeqytetit, duke rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar lëvizjen deri në largimin e tij nga pushteti. Gjatë fjalimeve, protestuesit bënë thirrje edhe ndaj SPAK-ut, duke e nxitur institucionin të nisë një hetim ndaj kreut të qeverisë.
Organizatorët kanë shpallur hapat e radhës të aksionit qytetar. Sipas tyre, pjesëmarrësit ftohen të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 08:30, nga ku do të nisin marshimin drejt Kuvendit të Shqipërisë. Thirrja është drejtuar gjithë qytetarëve që ndajnë të njëjtat shqetësime, me qëllim që prezenca para Parlamentit të jetë sa më masive dhe e bashkuar. Protestat po testojnë durimin e qeverisë dhe po vënë në sprovë kapacitetin e opozitës për të kanalizuar këtë energji qytetare në një lëvizje të qëndrueshme politike.

Leave a Reply