Platformat dixhitale që operojnë në Shqipëri do të kenë detyrime të reja të rëndësishme ndaj krijuesve të përmbajtjes dhe përdoruesve të tyre, sipas një projektligji të ri “Për Shërbimet Digjitale” i vënë në konsultim publik. Drafti, i frymëzuar nga Akti Evropian për Shërbimet Digjitale, synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e platformave që veprojnë në tregun shqiptar.
Ndër risitë kryesore është detyrimi i platformave për të arsyetuar jo vetëm heqjen e përmbajtjes, por edhe vendime që prekin të ardhurat e krijuesve, si pezullimi apo kufizimi i monetizimit. Për herë të parë, çmonetizimi trajtohet ligjërisht si vendim që kërkon justifikim të qartë. Përdoruesit fitojnë gjithashtu të drejtën të kundërshtojnë këto vendime nëpërmjet sistemeve të brendshme të ankesave, të cilat duhet të mbikëqyren nga personel i kualifikuar dhe jo vetëm nga algoritme.
Projektligji krijon edhe një mekanizëm “njofto dhe vepro” për raportimin e përmbajtjes së paligjshme, si dhe kërkon raporte vjetore transparence nga platformat. Platformat e huaja që u shërbejnë përdoruesve shqiptarë do të detyrohen të caktojnë një përfaqësues ligjor në Shqipëri ose në një vend anëtar të BE-së. Zbatimin e ligjit do ta mbikëqyrë një organ i ri rregullator, Koordinatori i Shërbimeve Digjit

Leave a Reply