Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur nivele rekord, duke shënuar 2,141 euro për metër katror në tremujorin e parë të vitit 2026, sipas indeksit “Keydata Albania” të “Çelësi Media Group”. Çmimi median ka arritur 2,046 euro për metër katror.
Krahasuar me vitin 2019, kur çmimet filluan të nxitonin, rritja shkon në 122 përqind, nga 964 euro në 2,141 euro për metër katror. Ndërsa krahasuar me vitin 2005, periudha bazë e llogaritjeve, çmimet janë rritur me rreth 222 përqind, duke u trefishuar brenda 21 viteve.
Rritja preket edhe në zonat kryesore të analizuara. Zona e ish-Bllokut regjistron çmimin më të lartë me 3,003 euro për metër katror, një rritje prej 90 përqind krahasuar me tremujorin e parë të 2022. Brenda Unazës së Vogël çmimet kanë arritur 2,431 euro për metër katror, me një rritje prej 92 përqind. Jashtë Unazës së Vogël, çmimet janë rritur me 91.4 përqind, duke arritur në 2,022 euro për metër katror.
Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2026, çmimi real i shitjes së apartamenteve në kryeqytet është rritur me 117 përqind, ndërsa inflacioni kumulativ për të njëjtën periudhë përllogaritet në 77.3 përqind.

Leave a Reply