“Janë zënë në çark. Kë të mbrojnë më parë Ballën, Ballukun apo kryeministrin”, Edison Lika: Hetimet e SPAK po afrohen te Rama, jo e largët dita kur ta shohim me pranga

Në protestën e 53-të të opozitës para Kryeministrisë, njëri prej folësve, Edison Likaj, komentoi veprimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke pretenduar se hetimet po i afrohen gjithnjë e më shumë nivelit më të lartë qeverisës.

Likaj u ndal në raportimet sipas të cilave SPAK ka ndërmarrë veprime hetimore në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, duke i vlerësuar si zhvillime domethënëse. Ai pretendoi se të gjitha projektet e dyshimta korruptive janë firmosur pikërisht përmes këtyre institucioneve dhe se protesta ka ushtruar presion mbi organet e drejtësisë.

Folësi shoi gjithashtu shqetësimet e tij për disa zyrtarë të tjerë të lartë të mazhorancës, duke pretenduar se ndaj tyre po grumbullohen dosje nga vende të ndryshme, si Gjermania. Sipas tij, qeveria ndodhet tashmë nën presion të shumëfishtë dhe nuk është në gjendje t’i mbrojë dot të gjithë njëkohësisht. Në mbyllje të fjalës së tij, Likaj bëri thirrje që protestuesit të mblidhen të nesërmen në Sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kuvendit.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading