Borxhi publik në Ballkanin Perëndimor shënoi një trajektore të përgjithshme rënëse pas niveleve të larta të fillimit të dekadës, megjithëse dinamika ndryshoi ndjeshëm nga një ekonomi në tjetrën.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Mali i Zi dhe Shqipëria regjistrojnë raportet më të larta të borxhit ndaj PBB-së në rajon për vitin 2025, respektivisht 63.5% dhe 52.9%. Ato ndiqen nga Maqedonia e Veriut me 51.6%, Serbia me 44.4%, Bosnja dhe Hercegovina me 27%, dhe Kosova me 16.5%.
Shqipëria ka shënuar reduktimin më të ndjeshëm të borxhit në rajon, duke rënë nga 74.1% e PBB-së në 2021 në 52.9% në 2025. Komisioni Evropian parashikon rënie të mëtejshme drejt 50.3% deri në 2027.
Mali i Zi, pavarësisht uljes dramatike nga 84% në 2021, ka nisur sërish rritjen e borxhit, me projeksion prej 69.4% për vitin 2026. Serbia ka ndjekur një trajektore të qëndrueshme zbritëse, duke arritur 44.4% në 2025. Bosnja dhe Hercegovina regjistroi rritje të lehtë në 27%, ndërsa Kosova vazhdon të mbajë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon, me vetëm 15.6% të PBB-së në tremujorin e parë të 2026.

Leave a Reply