“Shqipëria nuk ta fal” /Luçiana Kokaj akuza të forta ndaj Ramës: Tokat në Rrjoll po u jepen oligarkëve të Belinda Ballukut me dokumente të falsifikuara

Aktivistja Luçiana Kokaj ka drejtuar kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po i shmanget dialogut me banorët e zonave që kundërshtojnë projektet turistike dhe se po favorizon interesa oligarkike në dëm të pronarëve të ligjshëm.

Kokaj u fokusua veçanërisht te situata në Rrjoll, ku, sipas saj, banorët disponojnë dokumentacion të hershëm pronësie, ndërsa institucionet shtetërore nuk u ofrojnë zgjidhje konkrete. Ajo pretendoi se vendimet e Gjykatës së Lartë, të cilat njohin të drejtat e banorëve, nuk po zbatohen për shkak të interesave ekonomike të palëve të fuqishme.

Aktivistja përmendi emrin e ish-ministres Belinda Balluku dhe të biznesmentit Bashkim Ulaj, duke i lidhur ata me ndërtimet në zonë, çka sipas saj konfirmohet edhe nga SPAK. Gjithashtu, ajo shprehu shqetësim për dëmtimin e varrezave me mbishkrime osmane brenda pronës së familjes së saj.

Kokaj theksoi se Rrjolli mbrohet nga Konventa Ramsar dhe se Bashkimi Europian ka kërkuar anulimin e ndërtimeve në zonë. Në fund, ajo i kërkoi kryeministrit të zhvillojë takime të drejtpërdrejta me banorët e prekur, në vend të takimeve me zyrtarë administrate dhe militantë partiak.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading