Edhe pse ekonomia shqiptare ka shënuar rritje në vitet e fundit, Shqipëria vazhdon të mbajë pozicionin e vendit me peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke tejkaluar jo vetëm të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe ekonomitë fqinje të Ballkanit.
Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2025, një shifër që do të thotë se pothuajse një e pesta e gjithë prodhimit vjetor të vendit shkon për blerjen e ushqimeve. Kjo tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të angazhojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për nevoja bazë, duke lënë hapësirë të kufizuar për shpenzime në arsim, shëndetësi, strehim dhe argëtim.
Diferenca me Bashkimin Europian është e theksuar. Mesatarja e 27 vendeve anëtare qëndron në 6.2% të PBB-së, ndërsa pesha shqiptare është mbi tri herë më e lartë. Edhe krahasuar me vendet më të varfra të BE-së, si Rumania me 12.9% apo Bullgaria me 11%, Shqipëria mbetet dukshëm mbi to.
Një faktor shtesë rëndues janë çmimet: në vitin 2025, ushqimet në Shqipëri u bënë për herë të parë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja europiane, nd

Leave a Reply