Pesë anëtarë të një familjeje shpëtuan nga Policia Kufitare në Himarë, pasi u gjendën në rrezik të lartë për t’u mbytur në det, si pasojë e një defekti teknik të mjetit lundrues dhe kushteve të vështira të motit. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:30, kur autoritetet u njoftuan se disa persona kishin nevojë urgjente për ndihmë pranë plazhit të Jalës.
Njësitet e Policisë Kufitare u mobilizuan menjëherë dhe, pas operacionit të kërkimit në det, arritën të lokalizonin embarkacionin e bllokuar. Në bord ndodheshin dy bashkëshortë dhe tre fëmijët e tyre, të cilët u nxorën të sigurt dhe u transportuan drejt Pikës së Kalimit Kufitar Himarë. Gjendja shëndetësore e të pestë personave u vlerësua si e mirë.
Familja shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e efektivëve gjatë ndërhyrjes në atë situatë kritike. Policia Kufitare, nga ana e saj, bëri thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese dhe pushuesit që të respektojnë rregullat e sigurisë në det, të pajisen me mjetet mbrojtëse të nevojshme dhe të shmangin lundrimin gjatë kushteve atmosferike të pafavorshme.

Leave a Reply