Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real

Bizneset në Shqipëri do të përballen me detyrime të reja dhe më të rrepta lidhur me identifikimin e pronarëve përfitues. Projektligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, aktualisht në proces konsultimi publik, nuk mjaftohet më me regjistrimin e emrit të pronarit të deklaruar, por kërkon dokumentimin e plotë të strukturës së pronësisë, hallkave ndërmjetëse dhe mekanizmave të kontrollit përfundimtar.

Subjektet raportuese do të jenë të detyruara të mbajnë të dhëna të sakta dhe të përditësuara, duke ndjekur zinxhirin e pronësisë deri te individi fizik në fund të tij. Kjo vlen edhe për strukturat komplekse me kompani të shumta ndërmjetëse, ku pjesëmarrjet duhet të llogariten në çdo nivel.

Drafti zgjeron gjithashtu konceptin e kontrollit përtej përqindjes së kapitalit, duke përfshirë marrëveshje ndërmjet ortakëve, prokura dhe kontrata administrimi. Rregulla specifike vendosen edhe për trustet, organizatat jofitimprurëse dhe organizime të tjera ligjore.

Regjistri i Pronarëve Përfitues, funksional që prej vitit 2021, do të ndërlidhet në kohë reale me regjistrat e tjerë shtetërorë, ndërsa administrimi do të mbetet në kompetencë të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Nisma vjen si vazhdim i reformave të ndërmarra pas rekomandimeve të FATF dhe MONEYVAL, organizma ndërkombëtarë që monitorojnë luftën kundër pastrimit të parave.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading