Norma maksimale e lejuar e interesit për kreditë e vogla konsumatorë ulet në 51.37%

Banka e Shqipërisë ka miratuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore që do të zbatohen gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026, duke shënuar një ulje të mëtejshme në krahasim me periudhën paraardhëse.

Për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë, norma efektive maksimale e interesit është vendosur në 51.37%, nga 54.8% që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Ky tregues shënon një rënie të konsiderueshme krahasuar me 62.2% të regjistruar një vit më parë. Norma efektive e interesit përfshin normën nominale, komisionet dhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit.

Ndryshimet rregullatore të miratuara nga Banka e Shqipërisë në fillim të vitit 2025 kanë ndikuar drejtpërdrejt në metodologjinë e llogaritjes për kreditë e vogla, duke hequr shtesën prej një të tretës që aplikohej më parë mbi mesataren gjashtëmujore.

Për segmente të tjera kredie ka lëvizje të ndryshme. Kreditë midis 200 mijë dhe 600 mijë lekëve shënuan rritje të NEI-t maksimal në 37.4%, ndërsa kreditë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë regjistruan ulje në 14.46%.

Kujtojmë se kufiri i normës maksimale të interesit për kreditë konsumatore u zbatua për herë të parë në fillim të vitit 2022, kur NEI maksimal për kredit

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading