Miratohet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, lehtësohet kalimi kufitar për udhëtarët dhe mallrat

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme një sërë vendimesh, ndër të cilat veçohen lehtësimi i kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe mbështetja ekonomike për familjet e punonjësve të policisë që kanë rënë në detyrë.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari bëri të ditur se marrëveshja për pikat e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut, e nënshkruar në fund të qershorit, do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim. Deri në përfundimin e këtij procesi, do të zbatohet një periudhë testimi për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve dhe qarkullimin e mallrave. Qeveria miratoi gjithashtu dy vendime që u garantojnë familjeve të policëve të rënë në detyrë deri në dhjetë paga mujore bruto, pension përkatës, si dhe banesë falas për bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi sqaroi se fondet prej 300 milionë dollarësh nga marrëveshja e huasë me Shtetet e Bashkuara do të investohen në modernizimin e kapaciteteve ushtarake, në përputhje me angazhimet ndaj NATO-s. Ai theksoi se kërkesat për rekrutim në Forcat e Armatosura janë rritur me mbi 90%, duke përfshirë një interes në rritje edhe nga gratë. Sa i përket dërgimit të trupave shqiptare në Gaza, vendimi pritet të merret nga Këshilli i Ministrave javën e ardhshme

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading