Mbi gjysma e videove më të ndjekura në TikTok për shëndetin mendor përmbajnë dezinformim

Albania360 NEWS

Platforma TikTok është shndërruar në një nga destinacionet kryesore ku të rinjtë kërkojnë informacion mbi shëndetin mendor, por një studim i ri hedh dyshime të forta mbi cilësinë e këtij përmbajtjeje. Sipas raportit, mbi gjysma e njëqind videove më të ndjekura nën hashtagun #mentalhealthtips rezultojnë të përmbajnë të dhëna të pasakta ose mashtruese.

Materialet u shqyrtuan nga psikologë e psikiatër, të cilët vunë re se shumë video thjeshtëzojnë në mënyrë të rrezikshme çrregullime komplekse si depresioni, ankthi, ADHD-ja apo autizmi. Në disa raste promovoheshin edhe trajtime pa bazë shkencore, suplemente të paprovuara ose metoda që pretendojnë se e “shërojnë traumën” në kohë rekord.

Shqetësim i veçantë mbetet nxitja e vetëdiagnostikimit. Ekspertët paralajmërojnë se përmbajtje të tilla i shtyjnë përdoruesit të interpretojnë reagime emocionale të zakonshme si simptoma të çrregullimeve psikologjike, duke vonuar kështu kërkimin e ndihmës profesionale. Raporti nënvizon gjithashtu keqpërdorimin e terminologjisë klinike, ku terma si “traumë” apo “abuzim emocional” aplikohen jashtë kontekstit të duhur.

TikTok e kundërshtoi metodologjinë e studimit, duke theksuar bashkëpunimin me organizata shëndetësore ndërkombëtare dhe angazhimin e saj për të frenuar dez

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading