Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e tre hapësirave të reja parkimi publik në Ksamil dhe Fushë-Studen, si pjesë e programit kombëtar për nyjet multimodale të mobilitetit. Vlera e kontratës arrin në 133.5 milionë lekë, ose rreth 1.4 milionë euro, me afat përfundimi prej 18 muajsh.
Kapaciteti më i madh do të krijohet në Ksamil, ku dy sheshe parkimi pritet të ofrojnë rreth 285 vende gjithsej, duke përfshirë pozicionet e rezervuara. Projekti synon të lehtësojë presionin e lartë që krijohet çdo sezon veror në këtë destinacion bregdetar, ku fluktsi i vizitorëve e bën gjetjen e parkimit një ndër sfidat kryesore për turistët dhe operatorët lokalë.
Në Fushë-Studen, brenda zonës së Librazhdit, do të ndërtohet një parkim me 44 vende standarde në një sipërfaqe prej 1.752 metrash katrorë. Zona ka shënuar interes gjithnjë e në rritje nga vizitorët që kërkojnë turizëm malor dhe aktivitete në natyrë, veçanërisht gjatë fundjavave dhe sezoneve turistike.
Kjo nismë është pjesë e një programi më të gjerë qeveritar, nëpërmjet të cilit FSHZH po zhvillon parkime publike në disa qytete dhe destinacione të vendit. Procedura të tjera janë hapur tashmë për modernizimin e parkimeve ekzistuese në Vlorë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër, me sisteme automatike menaxhimi dhe

Leave a Reply