Dy ditë më parë një prej viktimave foli për të! Bashkëpunëtori i Jeffrey Epstein gjendet i vdekur në Paris, autoritetet nisin hetimet

Daniel Siad, i njohur si një ndër bashkëpunëtorët kryesorë të Jeffrey Epstein, u gjet i pajetë të hënën në banesën e tij në lagjen Colombes të Parisit, vetëm dy ditë pasi një viktimë e rrjetit seksual të financierit amerikan e identifikoi publikisht si ndërmjetësin që e kishte lidhur me Epstein. 69-vjeçari kishte jetuar në kryeqytetin francez vitet e fundit, dhe vdekja e tij në rrethana të paqarta ka nxitur hapjen e një hetimi nga prokuroria franceze. Autoritetet presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkakun zyrtar të ndërrimit të jetës.

Emri i Siad shfaqet mijëra herë në dokumentet e çështjes Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ku cilësohet si kontakt i rëndësishëm francez i financierit. Ai akuzohej se ndihmonte në rekrutimin e vajzave dhe grave të reja, akuza që ai i hodhi poshtë vazhdimisht, duke pretenduar se ishte manipuluar dhe nuk kishte dijeni për veprimtarinë kriminale. Megjithatë, një email i vitit 2014 drejtuar Epstein, ku Siad e krahasonte veten me një “peshkatar” të personave të rinj, ka ngjallur dyshime serioze rreth rolit të tij real në këtë rrjet. Hetimet vijojnë.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading