Revolta e 52 kundër Ramës! Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës/ Protestuesi akuzon qeverinë: Mosreagimi është tradhti

Në ditën e 52-të të protestave kundër qeverisë, një prej tubuesve shpalli një deklaratë të ashpër denoncuese, duke kritikuar hapur qeverinë dhe Parlamentin shqiptar për heshtjen ndaj deklaratës së konsideruar gjenocidale të një ministre serbe.

Sipas protestuesit, mungesa e një reagimi zyrtar nga institucionet shqiptare nuk pasqyron kujdes diplomatik, por indiferencë ndaj një çështjeje me rëndësi thelbësore kombëtare. Ai theksoi se fjala e ministres serbe mbi “pastrimin e Kosovës” nuk prek vetëm një shtet, por lëndon çdo shqiptar dhe kujtimin e viktimave të së kaluarës.

Protestuesi u drejtoi drejtpërdrejt deputetëve dhe qeverisë, duke i cilësuar fajtorë të heshtjes kolektive para historisë. Sipas tij, parlamenti nuk miratoi asnjë rezolutë, qeveria nuk shpreh asnjë qëndrim zyrtar dhe asnjë deklaratë e përbashkët nuk pa dritën e botimit.

“Rezoluta nuk është luks, është detyrë. Nëse nuk reagoni, jeni bashkëfajtorë të heshtjes para gjenocidit”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se kjo qëndrim nuk do të harrohet. Deklarata u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit e tubimit.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading