“Paketa e Maleve kërkon të grabisë tokat për t’ua dhënë oligarkëve”/ Protestuesit: Dënojmë PD dhe PS për mosregjistrimin e pronave. Mungesa e zhvillimit ka shpopulluar fshatrat

Dy prej protestuesve të pranishëm në tubim ngritën çështjen e ashtuquajturës “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar atë si një skemë të orkestruar për t’u dhënë oligarkëve pronat e shqiptarëve. Sipas tyre, qeveria ka punuar sistematikisht për të shkaktuar largimin e popullsisë nga zonat rurale, ndërsa tani paraqet këtë paketë si zgjidhje për rikthimin e tyre.

“Është një skemë e mirëmenduar për të grabitur trojet dhe për t’ua dhënë oligarkëve”, u shpreh njëri prej folësve, duke shtuar se Rama ka ftuar shqiptarët të investonin në zona si Thethi, të cilat sipas tij janë shkatërruar më pas.

Një qytetare tjetër theksoi se shpopullimi i fshatrave është rezultat i drejtpërdrejtë i mosregjistrimit të pronave. Ajo argumentoi se nëse pronësia do të ishte rregulluar në mënyrë të ligjshme, banorët do të kishin mundësi të zhvillonin tokat e tyre, duke parandaluar braktisjen e fshatrave dhe mbylljen e shkollave. Sipas saj, zona si Kukësi dhe Tropoja mbeten të bllokuara ekonomikisht pikërisht për shkak të mungesës së të drejtës së pronësisë. Protestuesit kërkuan gjithashtu llogaridhënie nga klasa politike e 35 viteve të fundit.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading