FIFA ka bërë me dije se mesfushori argjentinas Leandro Paredes nuk ka marrë karton të kuq pas ngjarjeve të ndodhura në minutat e fundit të finales së Kupës së Botës. Organizata sqaroi se kartoni i kuq u shfaq gabimisht në sistemin informues të komentatorëve, duke krijuar konfuzion në media dhe tek tifozët, dhe më pas u hoq menjëherë nga platforma. “Nuk ka pasur asnjë anulim të kartoni të kuq, sepse ky karton nuk është dhënë kurrë”, theksoi FIFA në një deklaratë zyrtare. Megjithatë, situata nuk konsiderohet e mbyllur. Autoritetet e futbollit botëror kanë njoftuar se sjellja e Paredesit gjatë festimeve pas ndeshjes, duke përfshirë veprimet e papërshtatshme dhe kontaktet fizike me lojtarët e ekipit kundërshtar, do të jetë objekt i një hetimi të veçantë. Rezultati i këtij hetimi mund të çojë në masa disiplinore ndaj lojtarit. Ngjarja ka nxitur debat të gjerë në komunitetin e futbollit lidhur me sjelljen e lojtarëve në momente të ngarkuara emocionalisht si finalja e një Kupe Bote.
E vërteta e kartonit të kuq të Paredes, sqarimi i FIFA-s

Leave a Reply