Fshihen 28.8 mln euro gjoba të papaguara deri në 2024, përfitojnë rreth 17 mijë biznese

Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e ligjit nr. 86/2025, i cili parashikon falje dhe fshirje të detyrimeve tatimore për mijëra subjekte në vend. Deri tani, nga ky proces kanë përfituar 15.715 tatimpagues, me rreth 28.8 milionë euro detyrime të shuara.

Ligji i ndan përfitimet sipas periudhave kohore. Detyrimet tatimore të krijuara deri më 31 dhjetor 2014 fshihen plotësisht, duke përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për periudhën 2015–2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë falje të 50% të principalit nëse paguajnë pjesën e mbetur njëherësh deri më 30 qershor 2026, ose falje të 25% nëse paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026. Gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht në të dy rastet.

Për periudhën 2020–2024, gjobat dhe kamatëvonesat shuhen me kusht që principali të paguhet i plotë deri më 31 dhjetor 2026. Ligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimeve për subjektet e çregjistruara, si dhe fshirjen e gjobave administrative dhe të gjobave nga ndryshimet e listëpagesave me efekt prapaveprues.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading