Kuvendi shqiptar miratoi dy projektligje që, sipas qeverisë, synojnë modernizimin e sektorit bujqësor, por ekspertët ngrenë pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e tyre real.
Ligji i parë fut në qarkullim “Dëftesat Tregtare mbi Produktet Bujqësore”, duke u mundësuar fermerëve të përdorin prodhimin e ardhshëm ose produktin e magazinuar si kolateral për të siguruar financim bankar. Modele të ngjashme ekzistojnë në SHBA, Brazil dhe disa vende afrikane, por funksionojnë në ekonomi me strukturë krejtësisht të ndryshme. Bujqësia shqiptare mbështetet kryesisht në produkte të prishshme si domatja, kastraveci dhe luleshtrydha, të cilat nuk mund të magazinohen për muaj me radhë, duke e ngushtuar ndjeshëm fushën e zbatimit të ligjit.
Ligji i dytë lejon përdorimin e deri 40% të tokës bujqësore për instalime fotovoltaike, eolike dhe sisteme magazinimi energjie. Kritikët vlerësojnë se kjo përbën një gabim strategjik, duke pasur parasysh se Shqipëria renditet ndër vendet me më pak tokë bujqësore për frymë në Europë. Alternativa të tilla si çatitë e ndërtesave publike, zonat industriale dhe tokat e degraduara mbeten të pashfrytëzuara për këtë qëllim.
Sipas analistëve, asnjëri prej ligjeve nuk adreson shkakun rrënjësor të vështirësive të sektorit: mungesën e përfitueshmërisë

Leave a Reply