ARRSH tender 5 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një tender të ri me fond limit prej 491 milionë lekësh, ose rreth 5 milionë euro, për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit. Projekti fokusohet në rehabilitimin e rrugës “Myslym Keta”, e cila ndodhet në Njësinë Administrative 4 të Tiranës dhe kufizohet nga rruga “Aleksandër Moisiu”.

Segmenti në fjalë shtrihet për rreth 3,000 metra dhe aktualisht paraqet probleme të konsiderueshme, duke përfshirë çarje e gropa në asfalt, trotuare të dëmtuara, ndriçim të pamjaftueshëm dhe sisteme të vjetruara kanalizimesh. Zgjidhja teknike e propozuar parashikon zgjerimin e rrugës në 12 metra, të ndarë në dy korsi prej 6 metrash, me ndarëse qendrore, kuneta dhe trotuare të reja.

Ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e plotë të shtresave rrugore, instalimin e ndriçimit LED, rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve, si dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale e vertikale. Projekti parashikon gjithashtu elemente për personat me aftësi të kufizuara dhe ndërhyrje për gjelbërimin urban. Preventivi i plotë është vlerësuar në rreth 672 milionë lekë me TVSH, ndërkohë që fondi i tenderit mbetet dukshëm më i ulët.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading