Të ardhurat e bashkive shqiptare kanë qenë prej kohësh të lidhura ngushtë me taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila tradicionalisht ka zënë më shumë se gjysmën e të ardhurave të veta vendore. Sivjet, kjo varësi është zgjeruar edhe në nivelin e buxhetit qendror, duke ekspozuar ekonominë kombëtare ndaj luhatjeve të sektorit të ndërtimit.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në pesë muajt e parë të vitit 2026, nga kjo taksë u arkëtuan 15,3 miliardë lekë, çka përbën një rritje prej 240 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo shifër është rekord historik, duke pasur parasysh se edhe gjatë gjithë vitit 2024, arkëtimet nga e njëjta taksë arritën në 18 miliardë lekë.
Të ardhurat shtesë prej 10,8 miliardë lekësh nga kjo taksë zunë 31 përqind të rritjes totale të të ardhurave buxhetore gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që në buxhetin vendor pesha e tyre arriti në 87 përqind të të ardhurave shtesë. Situata tregon se rritja buxhetore po nxitet kryesisht nga ndërtimi e jo nga sektorët e prodhimit dhe shërbimeve. Meqenëse kjo taksë paguhet vetëm gjatë miratimit të lejeve të reja dhe jo në mënyrë të përsëritshme si taksa mbi pasurinë, çdo ngadalësim i tregut të ndërtimit

Leave a Reply