Administrata Tatimore ka bërë një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve, duke automatizuar paraplotësimin e deklaratave të TVSH-së dhe Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) në sistemin elektronik. Ky objektiv, i parashikuar fillimisht për dhjetor 2026, u arrit një vit përpara afatit, me 100% të deklaratave të përkatëse të paraplotësuara.
Në shifra konkrete, sistemi ka paraplotësuar 166.495 deklarata DIVA për vitin 2026, çka përbën një rritje prej 30,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për TVSH-në, numri arrin në 39.586 deklarata, me një rritje prej 5,6%.
Qëllimi kryesor i kësaj nisme është reduktimi i kohës së përgatitjes, minimizimi i gabimeve njerëzore dhe eliminimi i hedhjes manuale të të dhënave. Për bizneset me volum të lartë faturash, pritet ulje e konsiderueshme e ngarkesës administrative.
Megjithatë, paraplotësimi nuk do të thotë dorëzim automatik. Tatimpaguesit mbeten të detyruar të verifikojnë të dhënat, të plotësojnë informacionet që mungojnë dhe të korrigjojnë çdo pasaktësi përpara konfirmimit përfundimtar. Përgjegjësia ligjore për saktësinë e deklaratës vazhdon t’u takojë atyre.

Leave a Reply