Formacionet zyrtare të finales së Botërorit, Spanja dhe Argjentina me “artilerinë e rëndë”

Të gjithë sytë e botës do të jenë të drejtuar drejt MetLife Stadium këtë të dielë, kur Spanja dhe Argjentina do të ndeshen në finalen e madhe të Botërorit. Dy ekipet kanë konfirmuar formacionet zyrtare, me trajnerët Luis De la Fuente dhe Lionel Scaloni që kanë vendosur të hedhin në fushë forcat e tyre më të mira që nga minuta e parë e takimit.

Spanja do të radhitet me Unai Simon në portë, ndërsa mbrojtja do të mbështetet te emra si Kubarsi dhe Laporte. Mesfushën do ta drejtojë Rodri, i shoqëruar nga Fabian Ruiz dhe Baena, ndërsa sulmin do ta udhëheqë Ojarzabal, i mbështetur nga talentet Lamin Jamal dhe Dani Olmo.

Nga ana tjetër, Argjentina do të mbështetet tek kapiteni i saj Lionel Messi dhe shoku i sulmit Julián Álvarez për të gjetur rrugën drejt rrjetës. Emiliano Martínez do të jetë gardiani i fundit i portës argjentinase.

Finalja do të gjykohet nga arbitri Vincic dhe është e programuar të nisë në orën 21:00.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading