Çmenduritë e finales Spanjë-Argjentinë, ja sa paguhet për shown më të madh botëror

Finalja e Botërorit 2026 do të zhvillohet sonte në stadiumin MetLife, në East Rutherford të Nju Xhersit, ku Spanja dhe Argjentina do të ndeshen për titullin më të lartë në futboll. Megjithatë, përtej spektaklit sportiv, vëmendja globale është tërhequr nga shifrat astronomike që rrethojnë këtë event.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, FIFA ka zbatuar sistemin e çmimeve dinamike, një mekanizëm i zakonshëm në tregun amerikan, sipas të cilit kostoja e biletave luhatet në varësi të kërkesës. Pasoja ka qenë e menjëhershme: çmimet, tashmë të larta që në fillim, kanë arritur nivele rekorde, me disa bileta të shitura deri në dy milionë dollarë.

Edhe infrastruktura e transportit pasqyron karakterin elitar të ngjarjes. Aeroporti privat i Teterboros, i vendosur vetëm dhjetë kilometra larg stadiumit, është mbushur plotësisht. Të 19 hangaret, me qira ditore prej rreth dhjetë mijë dollarësh, dhe të gjitha vendet e uljes janë rezervuar. Për ata që zgjedhin rrugën ajrore nga Manhatani, një fluturim katërminutësh me helikopter kushton rreth gjashtë mijë dollarë. Finalja e Botërorit 2026 rrezikon të mbetet në kujtesë jo vetëm për rezultatin në fushë, por edhe për pabarazinë e hapur që e ka rrethuar.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading