Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme

Protesta që po zhvillohet prej javësh në Tiranë ka sjellë në shesh jo vetëm qytetarë me vështirësi ekonomike, por edhe një shtresë urbane të arsimuar dhe profesionalisht aktive. Sipas një ankete të revistës “Monitor”, të plotësuar nga mbi një mijë qytetarë, 90% e të anketuarve mbështesin protestën, duke renditur si arsye kryesore korrupsionin, kapjen e shtetit, keqqeverisjen dhe mungesën e drejtësisë. Edhe 89% e punonjësve të sektorit bankar të përfshirë në anketë u shprehën pro protestës.

Shqipëria vazhdon të ketë ndër pagat më të ulëta në rajon, me një mesatare mujore bruto prej rreth 860 eurosh në 2025, ndërsa vendet fqinje regjistrojnë nivele 30 deri 50 për qind më të larta. Megjithatë, ekspertët vërejnë se pakënaqësia nuk kufizohet më vetëm te çështja e pagave. Profesionistët e sektorëve të teknologjisë, financave dhe sipërmarrjes shprehen të shqetësuar për cilësinë institucionale, mungesën e meritokracisë dhe degradimin e mjedisit jetësor. Sipas analistëve, rritja ekonomike e një vendi nuk matet vetëm me tregues si Prodhimi i Brendshëm Bruto, por edhe me cilësinë e institucioneve, drejtësinë dhe standardin real të jetesës.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading